Deputeti i Partisë së Lirisë Edmond Haxhinasto i ftuar në studion e News24 ka folur për kërkesën e SPAK që ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Haxhinasto e cilësoi këtë veprim si zhvillim pozitiv që çon drejt ligjshmërisë dhe ndëshkimit të akteve korruptive.
“Janë zhvillime pozitive që çojnë drejt ligjshmërisë dhe ndëshkimit të akteve korruptive. Besoj se është diçka që duhet përgëzuar por sigurisht duhet të presim rezultatin e këtyre veprimeve sepse ka ndodhur shpesh që fillimi i aksioneve të tilla ka përfunduar në hapësirën publike dhe nuk ka shkuar në gjithë procesin e duhur ligjor për të ndëshkuar fenomenin e pandëshkueshmërisë. Është një hap që duhet përgëzuar dhe tani nuk besoj se do ketë qeveria argumente apo artifica që vonojnë një aksion të tillë dhe uroj që të ketë një proces penal sa më të bazuar në ligj dhe sa më të drejtë që secili të marrë atë që meriton”, u shpreh ai.
