Asnjë surprizë! Kuvendi ka rrëzuar me forcën e kartonave të PS-së, kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Teksa në sallë ishin 128 deputetë, vetëm 47 vota ishin pro kërkesës për arrestimin e Ballukut, ndërsa 82 ishin kundër. Ndërkohë, nga maxhoranca kishte disa mungesa në sallë, që nga ish-ministrja Elisa Spiropali, deputeti Fatmir Xhafaj, dhe Bledi Gonxhja dhe vetë Balluku, që nuk ishin në sallë.
Në favor të socialistëve ka votuar PSD-ja.

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit autorizim për arrestimin e Ballukut, duke argumentuar se deputetja ka intimiduar dëshmitarë dhe mund të përbëjë rrezik për provat në hetim. Megjithatë, Partia Socialiste i ka dalë në krah deputetes së saj dhe ka vendosur të refuzojë kërkesën e SPAK, duke mbajtur qëndrimin kundër heqjes së imunitetit.

  • foto galeri

AGJENDA

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar agjendën e punimeve të seancës së 12 marsit, ku pritet të diskutohet kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Img 20260311 Wa0011
Img 20260311 Wa0011
Screenshot 144
Screenshot 144

Sipas agjendës së Kuvendit, para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehet deputetja Belinda Balluku.

Më pas opozita do të paraqesë raportin e hartuar nga anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Po ashtu dhe shumica parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të paraqesin qëndrimin e tyre dhe më pas do të hidhet për votim.

Ky projektvendim kërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të këmbëngulë për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke e konsideruar këtë një test për drejtësinë dhe për luftën kundër korrupsionit.

Për shkak të qëndrimeve të forta politike nga të dyja palët, priten përplasje dhe tensione gjatë seancës plenare, ndërsa paralelisht opozita ka paralajmëruar edhe protestë jashtë Parlamentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb