Eksperti Besmir Semanaj i ftuar në “Studio 24”, deklaroi se Këshilli i Mandateve do të jetë një test për opozitën ku nuk e dimë se si do të ndahen votat e tyre për rrëzimin apo miratimin e kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Balluku.

Eksperti Semanaj tha se nisur nga zhvillimet me votimin e Avokatit të Popullit, mbetet për tu parë nëse do t’i bashkojë apo jo PD votat me PS apo me SPAK.

Besmir Semanaj: Sa do e mbështesë PD, mbrojtjen e Ramës për Ballukun. Po të shohim retorikën aktuale, të gjithë drejtuesit e PD janë në luftë të hapur me SPAK, po aq sa sulmohet Balluku, po aq dhe SPAK. A do ti bashkojë votat me PS për të luftuar SPAK, apo do të bashkohet me SPAK.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb