Kryetari i Bashkisë së Vau i Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur sot në SPAK, ku i janë komunikuar akuzat dhe është marrë i pandehur.

Shkrelit i ka mbërritur fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa shoqërohej nga avokati i tij.

Prokuroria e Posaçme kishte marrë më herët autorizim në Gjykatë për kontrollin personal të kryetarit të Bashkisë, vendim që u zbatua nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Për të njëjtën çështje janë sekuestruar edhe celularët e disa personave të tjera. SPAK ka dyshime se ata janë përfshirë në shit-blerjen e votave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb