Presidenti Bajram Begaj uron kreu e ri të SPAK Klodian Braho, ndërsa ka vlerësuar edhe punën e Altin Dumanit.

Në një reagim në platformën X, Begaj shprehet se drejtimi i strukturës së Posaçme kundër korrupsioni është përgjegjësi e lartë dhe mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.

REAGIMI:

Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodian Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: