Analisti Ermal Peçi, i ftuar në studion e Neës24, i ka cilësuar ndryshimet që ka propozuar mazhoranca, në vetvete janë ndryshime që Rama kërkon të bëjë për të mbrojtur veten.
Sipas analistit, SPAK tashmë po i rri pas dere Ramës, për numrin 2 që ka patur atributet e një njeriu shumë të fuqishëm politik, duke ja deleguar vetëm kryeministri Rama
Ermal Peçi: Rama është i trembur se SPAK ka hyrë deri në paradhomën e Kryeministrisë. Kemi problemet e AKSHI-t, pak ditë më parë ish-numri dy më i besuar, pasi u thirr në SPAK ka dhënë dorëheqjen.
Nga ana tjetër, SPAK tashmë po i rri pas dere Ramës, për numrin 2 që ka patur atributet e një njeriu shumë të fuqishëm politik, duke ja deleguar vetëm kryeministri Rama.
Mënyra si ka operuar Rama ka qenë operimi mbi një propagandë. Ne shikojmë sot se dhe ndryshimet që po propozojnë, amendamenti Rama, Balluku është thjesht si garniturë. Historia na ka treguar se grushtet e shtetit janë bërë shpesh me armë. Ky është një grusht shteti që po i bëhet institucionit të drejtësisë. Ligji na ka mësuar që të jetë i barabartë për të gjithë, nuk ka pse të ketë atribute as Rama asnjë. Rama ka kohë që tenton të fusë duart tek SPAK. Vetëm SPAK ka mbetur pa futur PS duart.
Kanë tentuar në cdo kohë ta fusin në dorë, si me komisionin “Xhafaj” dhe SPAK ka refezuar vizitën e deputetëve të këtij komisioni. Edhe me kryetarët e bashkive, ku sot SPAK ka nxjerrë një pretencë për kryetaren e bashkisë së Roskovecit. Rama po i paraprin dhe kërkon tu japë një mburojë.
Dikur ai tha se secili duhet të japë llogari para drejtësisë por sot ai po i paraprin ngjarjeve duke fituar kohë. Këtë mekanizëm që po bën e ka vetëm për veten e vet.
