SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në pranga ranë 5 persona. Ndërkohë, SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, ndërsa është konfirmuar që 5 prej tyre tashmë në kërkim ndodhen jashtë territorit shqiptar.

Mësohet se për Arjola Kodra është vendosur masa ‘arrest në shtëpi’. Sakaq listës i është shtuar edhe italiani Giuseppe Ciaffaglione.

Operacioni është zhvilluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja. Aktualisht, vijon kontrolli në disa prej banesave të të skeduarve nga SPAK.

Kujtojmë se deri më tani për çështjen e inceneratorëve janë arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, ndërkohë që Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në kërkim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: