Të martën me 9 dhjetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Keta, që aktualisht mban postin e zëvendës drejtorit të Byrosë, u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj.
Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokuror.
Në mandatin e parë 5-vjeçar struktura e pagëzuar si FBI-ja shqiptare u drejtua nga Aida Hajnaj.
