Në kuadër të një hetimi që po zhvillon për korrupsion zgjedhor për subjektin politik Partia Socialdemokrate, SPAK urdhëroi sekuestrimin e celularit të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.

Prokuroria e Posaçme kishte marrë më herët autorizim në Gjykatë për kontrollin personal të kryetarit të bashkisë, vendim që u zbatua nga Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Për të njëjtën çështje janë sekuestruar edhe celularët e disa personave të tjera, që konsiderohen si mbështetës të PSD-së dhe që SPAK ka dyshime se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

Kontrolli i Kristian Shkelit vjen 4 ditë pas zgjedhjeve parlamentare ku deri më tani rezulton së Partia Socialiste ka 83 deputetë duke siguruar kështu mandatin e 4 qeverisës, ndërsa forcë e parë në Vaun e Dejës doli PSD-ja e Tom Doshit.

Shkreli ishte në shënjestër të kritikave të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi që ky i fundit zhvilloi në Shkodër, në përmbyllje të fushatës elektrorale ku iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos luaj me dy porta, Kristian”.

Gjatë së mërkurës SPAK dhe BKH si dhe Policia e Shtetit kanë ushtruar kontrolle veç qarkut Shkodër është në disa qarqe të tjera, lidhur me hetimet që po kryhen për krim zgjedhor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: