Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij për gazetarët para nisjes së seancës në Kuvend, foli në lidhje me dosjen “5D”.
Ai ka sqaruar edhe arsyen përse nuk i është bashkuar protestave të organizuara para Bashkisë Tiranë nga Aleanca për Teatrin dhe opozita.
“Qëndrimi ynë dhe i çdo mendjeje që ka si qëllim dënimin te 5 drejtorëve, është mbështetja e SPAK. Ndaj kemi kërkuar amendamentet këtu. U bënë disa javë që statusi i SPAK dhe mbështetja njerëzore do të duhet të miratohet nga ky parlament. Kjo është mënyra e mirë që kemi zgjedhur. Ajo që them është se SPAK nuk po amniston ish-zëvendëskryeministrin, nuk po amniston drejtorët, apo Erion Veliajn. S’po amniston as Belinda Ballukun e s’do të amnistojë as Edi Ramën. Duhet të mbështesim SPAK në kërkesat e tij.”, tha ai.
(BalkanWeb)