Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit  “Oponencë” në News24 ka deklaruar se SHBA-të si vend aleat janë pala që qëndron pas SPAK.

Sipas tij SHBA-të kanë vendosur të marrin përsipër këtë sistem për arsye të gjeopolitikës botërore.

“Aleati të ndihmon, por shteti duhet të paguajë. Unë e di sa i kanë rrogat në SPAK. Po i paguajnë ata, e kanë marrë përsipër ata, jo se na kanë gjak ose fis, por i duhet për gjeopolitikë Shqipëria dhe Kosova. Pyetja është po Kosova? 4 analistët më të mëdhenj anglo saksonë, deri në vitin 1992 thanë që lufta e tretë botërore shpallet për Kosovën”, tha Ngjela.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb