Detaje të reja mësohen në lidhje me operacionin e forcave RENEA në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar shtatë urdhër-arreste në kuadër të një hetimi për krime të rënda.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se mes personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë edhe Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj.
Nga personat e përfshirë në këtë operacion, dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë.
Burime bëjnë me dije se operacioni ka ardur si pasojë e zbardhjes së një vrasjeje.
