Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Burrelit, ndërsa mbetjet e trupit të pa jetë të 21-vjeçarit u gjetën në një fshat në Kurbin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste, prej të cilëve është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme vetëm njëri.

Ndërkohë tre të tjerët janë shpallur në kërkim.

Aurel Hoxha pronar i lokal Monopol dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit. Ngjarja duket se ka qenë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit. SPKA e ka kualifikuar vrasjen nën veprën penale “Vrasje për gjakmarrje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Mësohet se Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb