Luciano Spalleti e nis me fitore aventurën në krye të stolit të Juventusit. Bardhezinjtë mundën 1-2 Cremonesen në transfertë.

“Zonja e Vjetër” zhbllokoi shifrat që në minutën e dytë, me anë të Kostic. Për golin e dytë mendoi Cambiaso, në të 68-tën. Goli i Vardyt për vendasit shërbeu vetëm për statistikë.

Juve renditet në vendin e pestë me 18 pikë. Kjo humbje nuk zbeh sezonin e Cremoneses, me këta të fundit që janë në vendin e nëntë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb