Trajneri i Napolit, Lucciano Spalleti ka dalë para mediave në prag të ndeshjes me Lazion.

“Ne kemi me vete një kulturë pune të nisur nga të tjerë, një mënyrë të qëndruari në fushë që ka qenë karakteristikë e disa lojtarëve që kanë qenë më parë. Kohët e fundit diskursi ka qenë a duhet ta kontrollojmë shumë topin ose jo. Kontrolli i topit të bën të çosh lojën aty ku dëshiron ti, por ka shumë dinamika midis”.

SARRI- “Unë kur isha në shtëpi zgjidhja gjithmonë të shikoja Napolin e Sarrit dhe sa herë luante çohesha në këmbë dhe e duartrokisja.”

PUNA E BËRË ME NAPOLIN- “Për mua është e thjeshtë të punosh me lojtarë që kanë kualitet, aftësi për të mësuar dhe për të dëgjuar, sepse kështu ka gjithmonë hapësirë për të ecur përpara. Unë i falenderoj shumë ata sepse janë ata që po e bëjnë këtë gjë. Unë nuk jam nga ata trajnerë që bëjnë gjithçka për të fituar dhe vitin tjetër dështojnë totalisht. Më pëlqen të bashkëpunoj me shoqërinë për të bërë një rrugëtim korrekt për objektivat e përbashkët”.

DIFERENCA ME VENDIN E DYTË- “Ne nuk e marrim në konsideratë këtë gjë. Ne duhet të vlerësojmë ndeshjet dhe të qëndrojmë të njëjtë. Ajo që bën diferencën është të luajmë në të njëjtën mënyrë gjithmonë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: