Mes afro 70 mijë tifozëve, i pranishëm në “San Siro”, për të ndjekur debutimin e Amorim me Milanin në Evropë, ishte edhe Antinio Conte. Kaq ka mjaftuar që tifozët dhe mediat të nisin aludimet. Mes vërshëllimave të tifozëve, kamerat shpesh kapën edhe Conten në tribunë, duke ndezur edhe një herë zërat që ndër vite e kanë parë shpesh teknikun “azzurr” në stolin e “djallit”. Në çdo rast, ky diskutim mund të marrë më shumë formë, ose të zbehet, vetëm pas sfidës kundër Lecces në fundjave.
Më shumë se sa në Milano, Conte mbetet një emër fiks dhe një pistë konkrete në Torino. Luciano Spalletti është në fije të perit, ku drejtuesit e Juves i kërkojnë dy fitore në pak ditë, mes Europa League dhe Serie A, në të kundërt pauza që sjellin ekipet përfaqësuese mund të sjellin një rikthim të bujshëm të Contes në Torino.
