Juve dhe Spalleti po përjetojnë makthe në këtë fillim sezoni, me teknikun e “Zonjës së Vjetër” që sheh të humbas elementë të rëndësishëm. Pas Kenan Yildiz, thuajse të njëjtin fat ka edhe Thuram, me mesfushorin francez që është i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në gju.
Thuram do të operohet të enjten në Francë dhe sipas mediave italiane, mesfushori ka mbyllur vitin, rikthimi i tij në fushë parashikohet në fillim të 2027.
Pa diskutim ky është një lajm shumë i hidhur për trajnerin Spalletti, i cili menjëherë ka filluar të bëjë llogaritë me një infermieri që po mbushet me lojtarë të rëndësishëm si Yildiz, Kephren Thuram, Bremer etj.
