Juventusi doli i mundur nga sfida me Napolin dhe në fushë nuk shfaqi vetëm problemet taktike, por edhe sinjale të forta shqetësimi që të kujtojnë menaxhimin e mëparshëm të Igor Tudor. Kritika ndaj merkatos së verës dhe të dhënat statistikore tregojnë një vijimësi që tifozët nuk donin ta shihnin.

Pa Vlahovic-in, trajneri Luciano Spalletti surprizoi të gjithë duke mos hedhur në fushë as Jonathan David-in e as Lois Openda-n – “paguar 45 ose 50 milionë euro”, siç tha vetë trajneri pas ndeshjes. Në vend të tyre, Yildiz u vendos në një rol të panatyrshëm si “falso nueve”. Dhe vetëm pas futjes së David-it në lojë, kur Yildiz u rikthye në pozicionin e tij ideal si trekuartist, erdhi edhe goli i barazimit. Një zgjedhje që tingëllon si një mesazh i qartë për merkato, ashtu siç ndodhte edhe në epokën e Tudor-it, kur trajneri nuk nguronte të ankohej për një skuadër të paplotësuar.

“Tuttosport” ditën e sotme sjell në vëmendje se “Zonja e Vjetër” ka shopenzuar plotë 300 mln euro në 3 vitet e fundit, ka sjellë në Torino plotë 21 futbollistë, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar “Top Player”. Një menaxhim i keq i shpenzimeve, apo përzgjedhje jo e duhur e njerëzve që merren me merkaton bardhezi.

 

Tuttosport

Edhe numrat flasin vetë: pas 8 ndeshjesh, Juventusi i Spallettit ka ritme thuajse identike me atë të Tudor-it pas 11 sfidave.

  • Mesatarja e pikëve: 1.6 për Spallettin, 1.5 për Tudor.
  • Golat e shënuar: 1.5 për ndeshje për Spallettin, 1.4 për Tudor.
  • Mbrojtja: më pak goditje të lejuara nga skuadra aktuale – 8.5 kundrejt 14.1 – por mbetet i rëndë fakti se Juventus pëson mesatarisht një gol në çdo ndeshje.

Pra, një tjetër mbrëmje e komplikuar për bardhezinjtë, që tani jo vetëm duhet të gjejnë lojën, por edhe të rikthejnë qetësinë në një ambient ku krahasimet me të kaluarën po bëhen çdo ditë e më të zhurmshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: