Spanja, një nga kombëtaret pretendente për Europianin, mundi me goleadë 5-1 Irlandën e Veriut. Në miqësoren e luajtur në Majorka, të besuarit e De La Fuentes e panë veten në disavantazh pas vetëm 2 minutash lojë me Balard.
Gjithsesi, ishte Pedri që vendosi ekuilibrat në minutën e 12-të, i asistuar nga Fernandez. Përmbysja e madhe mban firmën e Moratës në të 18-tën, me sulmuesin që u koordinua në mënyrë perfekte. Brenda pjesës së parë, erdhën edhe dy gola të tjerë, me Pedri dhe Ruiz që thelluan akoma më shumë shifrat. Në pjesën e dytë, mjaftoi menaxhimi i rezultatit dhe një gol i Ojarzabal, ndaj një rivali që ishte i pafuqishëm për t’u futur sërish në lojë.
Pavarësisht nivelit të kundërshtarëve, 10 golat e shënuar në 2 ndeshjet e fundit miqësore janë një tregues i qartë.
Spanja është në një grup me Shqiprinë, Italinë ddhe Kroacinë. Optimizmi është i madh për Moratën me shokë, që synojnë që të fitojnë Europianin, një mision i vështirë ky, duke patur parasysh konkurrencën e madhe.
