Këtë të dielë luhet finalja e madhe e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës.
FIFA ka konfirmuar një fond rekord shpërblimesh, ku kombëtarja fituese do të përfitojë plot 50 milionë dollarë. Ky është shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë për ekipin kampion në historinë e turneut.
Nuk del pa përfitim as humbësja e finales e cila do të marrë 33 milionë dollarë, 3 milionë më shumë se në Katar 2022. Kujtojmë që Anglia fitoi 29 milionë dollarë si vend i 3-të, pasi mundi Francën.
