Në Spanjë ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme e zbatuar që nga 25 tetori 2020 e deri më tani për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme e cila u zbatua rreth 7 muaj pas vendimit të marrë nga qeveria e koalicionit të majtë, të rinjtë në Spanjë u dyndën në sheshe kryesisht në qytetet e mëdha dhe u argëtuan në ambiente të hapura në formë grupesh deri në orët e vona.

Plazhet në Barcelonë pothuajse u tejmbushën të shtunën pa pritur heqjen zyrtare të gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa të rinjtë që u dyndën në sheshet “Sol” dhe “2 Maji” në kryeqytetin Madrid qëndruan jashtë deri natën duke mos zbatuar distancimin fizik dhe rregullat për maskën.

Pas mbipopullimeve të shënuara në disa vende, policia ndërhyri ndaj të rinjve dhe ishte e detyruar të evakuojë sheshet.

Gjithashtu janë hequr kufizimet të cilat zbatoheshin në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme për lëvizjen e lirë, daljen në rrugë në orët e natës, shkuarjen për vizita si dhe kufizimet për numrin e klientëve në bare dhe restorante.

Numri i rasteve të përcaktuara në çdo 100 mijë persona në situatën aktuale, në të gjithë Spanjën ka qenë në 198, ndërsa kjo shifër është mbi 250 në Madrid, Bask, Navarra, Aragon dhe rajonin autonom Katalonjë të cilët konsiderohen rajone me rrezik të lartë.

Në vend vazhdojnë të trajtohen në spitale 8.605 të prekur nga COVID-19 prej të cilëve 2.183 në kujdes intensiv.

Tejmbushja në njësitë e kujdesit intensiv në gjithë vendin është 21.85 për qind ndërsa në Madrid 42 për qind, në Baskia 37 për qind dhe në Katalonjë 35 për qind.

Me punimet e zhvilluara kohët e fundit për vaksinimet deri më tani, numri i personave që kanë përfunduar vaksinimin kundër COVID-19 ka arritur në 6 milionë (12.6 për qind e popullsisë).

Në vend kanë shkaktuar trazira për faktin se qeveria ia ka lënë gjykatave lokale të vendosin për vlefshmërinë e vendimeve që kanë marrë disa administrata autonome që dëshirojnë vazhdimin e masave.

Në mesin e 17 administratave autonome në Spanjë thuhet se gjykata ka pranuar kërkesat e rajoneve Balear, Valensiya, Navarra dhe Ishujt Kanarie për të zgjatur edhe dy javë ndalesën e daljes natën ndërsa gjykata ka refuzuar vendimin në këtë drejtim të qeverisë së administratës së Baskias/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb