Shirat e dendur që ranë sot në Spanjën lindore shkaktuan përmbytje në disa qytete.

Brenda gjysmë ore, reshjet e shiut që ranë në qytetin Alcanar, rreth 200 kilometra në jug të Barcelonës, shkaktuan një vërshim gjigant balte që u përhap në qytet, sipas imazheve të transmetuara në rrjetet sociale.

Reshje të dendura shiu u regjistruan edhe në rajonin e Madridit dhe në Navarre në veri.

Tani për tani, nuk ka raportime për viktima.

Autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të mos dalin nga shtëpitë.

Dy rrugë, si edhe disa linja treni në zonë, janë ndërprerë.

Sipas agjencisë meteorologjike kombëtare (AEMET), Madridi dhe bregdeti i Mesdheut janë në një situatë “rreziku domethënës” për shira dhe stuhi.

Situata do të vazhdojë të jetë e paqëndrueshme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb