Policia spanjolle njoftoi sot se ka shkatërruar qelizën e parë të njohur në vend të lidhur me grupin “The Base”, një organizatë fashiste e klasifikuar si terroriste nga BE-ja.

Tre persona u arrestuan dhe një tjetër, i konsideruar si drejtuesi i grupit, u vu në pranga në provincën Castellón, në lindje të Spanjës, në veri të Valencias.

Gjatë operacionit, policia zbuloi një arsenal armësh që përfshinte dy armë zjarri, shtatë armë stërvitore, municion, mbi 20 thika, pajisje taktike dhe materiale neonaziste.

Arrestimet u kryen në një periudhë kur ndjesia ekstremiste e djathtë po rritet në vend dhe sondazhet tregojnë një mbështetje gjithnjë e më të madhe nga të rinjtë për organizatat nacionaliste, ndërkohë që në Spanjë është rihapur debati për të kaluarën e saj autoritare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb