Gjobë e lartë në Spanjë për Glovo, një platformë shpërndarjeje në shtëpi, e cila u sanksionua për një shumë prej gati 79 milionë euro, pasi u mbajt përgjegjëse për shkeljen e një rregulli të njohur si ‘ligji i kalorësve’, i cili njeh si punonjës dhe jo si të vetëpunësuar, transportuesit që punojnë për këto kompani.

Siç tregohet nga radio Cadena Ser dhe media të tjera iberike, Ministria e Punës e konsideron Glovon përgjegjëse për mospërshtatjen e kontratave të mbi 10,600 drejtuesve të saj sipas legjislacionit të ri. Punëtorët në fjalë janë operativë në zonat e Barcelonës dhe Valencias.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb