Drejtësia spanjolle ka hapur një hetim ndaj një zyrtari lokal të Partisë Socialiste (PSOE) të akuzuar për ngacmim seksual , një rast që e turpëron kryeministrin Pedro Sanchez , i cili është parë si një kampion i goditjes ndaj krimeve seksuale.

Hetimi paraprak, i kryer nga zyra e prokurorit të Malagas, është kundër Antonio Navarro-s, sekretarit të përgjithshëm të PSOE-së në provincën e Torremolinos.

Navarro dyshohet se i ka dërguar qindra “mesazhe me përmbajtje seksuale sugjestive dhe të paprovokuara” paditësit, i cili është gjithashtu anëtar i partisë në pushtet, që nga viti 2021.

Dega lokale e PSOE-së ka kërkuar pezullimin e anëtarësisë së Navarro-s në parti, i cili gjithashtu dyshohet se ka bërë gjeste të paprovokuara ndaj paditësit, sipas gazetës El País.

Ky rast i ri vjen përveç atij të Francisco Salajar, një ish-këshilltar në zyrën e Sánchez, i cili akuzohet gjithashtu për ngacmim seksual nga disa ish-kolegët e tij. Ish-deputeti u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i tij në korrik.

Çështja, e cila ende nuk është çuar në gjykatë, është rindezur ditët e fundit pasi gratë që e akuzuan atë folën me shtypin për mungesën e reagimit nga zyra e kryeministrit kur ato denoncuan për herë të parë veprimet e Salatár.

Sánchez e ka bërë luftën kundër dhunës ndaj grave dhe për barazi një përparësi për qeverinë e tij. Në vitin 2022, ai miratoi gjithashtu një ligj emblematik që përcakton “pëlqimin”.

Në muajt e fundit, çështjet ligjore janë grumbulluar rreth kryeministrit, i cili thotë se ato janë sulme nga opozita e krahut të djathtë dhe e ekstremit të djathtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb