Biskotë apo jo, në fund Spanjës nuk i dalin llogaritë, ky është një fakt pasi të gjithë në radhët e “furive të kuqe” festuan nën zë kur kuptuan se në 1/8 do të përballeshin me Marokun. Kjo dukej një lëvizje perfekte pasi shmangën të gjithë rivalët më të fortë të mundshëm, Kroacinë dhe Brazilin, por nuk e kishin imagjinuar kurrë se përballë do të kishin një rival si Maroku që i luajti si i barabartë nga fillimi i sfidës deri në fund.

3333
3333

Përjashto kontrollin e topit, 77%, Spanja dështoi në të gjithë aspektet e tjerë, mjafton të përmendin një detaj, goditi vetëm një herë kuadratin në 120 minuta, pa llogaritë shtyllën në fund. Spanja dështoi edhe një herë nga pika e bardhë e penalltisë, nga tre tentativa gabuan në të tre rastet, kjo është hera e dytë që ndodh në një Botëror.

Spaaaaa
Spaaaaa

Luis Enrique i kishte dhënë lojtarëve të tij si detyrë shtëpie të goditnin nga 1000 mijë herë për kokë penallti, por me sa duket djemtë e tij nuk i kishin bërë detyrat e shtëpisë, pasi kjo ishte hera e 4 në 5 raste që Spanja eliminohet nga ruleta e penalltive në turne madhorë.

2222
2222

Një meritë të madhe për këtë ka edhe portieri i Marokut, Bono, por dhe lojtarë si Hakimi që gjeti kurajon të realizonte me “panenka” duke e bërë edhe më spektakolarë këtë kualifikim historik për Marokun.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb