NGA: ERJON SKENDAJ
Më në fund shqiptarët kanë fatin të prekin nga afër produktet origjinale made in Europe përmes rrjetit më të madh të hipermarketeve INTERSPAR. Duke filluar nga data 7 Tetor Gjigandi i supermarketeve me një rrjet global në 44 vende të botës dhe në 4 kontinente çeli siparin edhe në Shqipëri me dy hipermarkete në TEG dhe QTU. Drejtori i Përgjithshëm i SPAR International Tobias @Wasmuht garanton se produktet e SPAR janë më të kërkuarat në shumë vende të globit nisur nga kualiteti i lartë dhe çmimet më konkurruese.
“Ne jemi të shumë të kënaqur që po hapim këto 2 hipermarket në Shqipëri, sepse këto do të jene hipermarketet më të mëdha në Shqipëri. Dhe ne në Spar i përkasin zinxhirit të grupit ushqimor më të madh në botë. Ne kemi një prani në 44 vende, duke përfshirë edhe hapjen e sotme në Shqipëri. Ne kemi një xhiro prej 33 miliardë euros. Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm dhe interesant për Spar për arsye të forcës që kemi në rajon. Ne kemi 1600 qendra në Itali. Jemi gjithashtu shumë të fortë në Austri, Slloveni dhe Kroaci.
Do të zhvillojmë një hapje shume e madhe, edhe për klientët, ne do të sjellim më shumë zgjedhje, më shumë produkte, si edhe një gamë të gjëra produktesh ndërkombëtare së bashku me promovimin e prodhuesve dhe furnizuesve vendas. Dhe e gjitha kjo duke i dhënë vlerë klientit.”, tha Tobias Wasmuht, Drejtori i Përgjithshëm i SPAR International. Në eventin VIP të ceremonisë së hapjes zyrtare të SPAR në Shqipëri, kanë marrë pjesë autoritete të larta shtetërore, përfaqësues të trupit diplomatik në vend, drejtues të medias, të institucioneve partnere, përfaqësues të komunitetit të biznesit, etj. Unik në vlerat që përfaqëson, dhe për cilësinë e lartë të produkteve, Spar mund të konsiderohet si i vetmi rrjet supermarketesh dhe hipermarketesh në botë që ofron produkte tepër cilësore për çdo kategori të popullsisë.
“Ne kemi shërbim për të gjithë shtresat e shoqërisë. Sepse kur ke nje market të kësaj madhësie dhe përmase, në vërtet je duke shënjështruar të gjithë popullatën. Ajo që ne duam të sjellim është vlera. Siç e shihni mbrapa ekipi ynë ka përgatitur disa oferta dhe promocione. Me të vërtet janë çmimet më të mira në mënyrë që të tërheqim të gjithë klientët dhe të ofrojmë diçka për të gjithë. Gjithashtu kemi edhe disa produkte premium për ata klientë që po kërkojnë diçka të veçantë. Pra ne ofrojmë shërbim me çmime të ndryshme në çdo pjesë të marketit me ushqime të thata ose të freskëta.”, pohoi Julian Mane Zv.President i Grupit Balfin. Ardhja në Shqipëri e Gjigandit të hipermarketeve Spar është fryt i marrëveshjes së ekskluzivitetit te lidhur Grupit Balfin dhe SPAR International.
“Të punosh së bashku në partneritet me grupin ‘Balfin’ është një mundësi e shkëlqyer duke sjellë më të mirën e ndërkombëtares me më të të mirën e lokales këtë në Shqipëri. Ndaj dhe jemi shumë krenarë që jemi partnerë më “Balfin group”, sepse Balfin group është një lider bë Shqipëri në biznes dhe e ka treguar se është shumë i suksesshëm.”, bëri të ditur Renato Mekolli, Mastershef
Vetë Zv. President i Grupit Balfin Julian Mane, nuk e fsheh ambicien e tij duke bërë prezent projeksionet për të ardhmen që synojnë shtrirjen e rrjetit të hipermarketeve dhe supermarketeve SPAR në të gjithë territorin shqiptar dhe në rajon me një investim të ri 50 milion euro. Me shumë surpriza dhe oferta tunduese Spar albania fton qytetarët shqiptarë që të vijnë në hipermarket dhe shijojnë më shumë se 3000 produkte të reja. SPAR është themeluar në vitin 1932 nga Adriaan van well. Prej asaj kohe SPAR vazhdon ekspansionin duke u shtrirë në më shumë se 44 vende të ndryshme të botës përfshirë kontinentin e Europës, Australisë, Afrikës dhe Azisë. Çdo ditë 12.176 dyqane SPAR vizitohen nga më shumë se 13 milion klientë me një xhiro prej mbi 30 miliardë EURO.
(ed.me/BalkanWeb)
