NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
3 speca (ngjyra të ndryshme)
2 thelpinj hudhër
3-4 lgj vaj ulliri
80 gr ullinj të zi
1 lgj kaperi
Kripë, piper i zi
Pergatitja
Fillimisht pastrojmë specat nga farat dhe i presim në shirita për së gjati.
Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim hudhrën për 30 sekonda, më pas shtojmë specat dhe i kaurdisim për 10-13 minuta. Në fund shtojmë ullinjtë dhe kaperin dhe e servirim duke e rregulluar me kripë dhe piper.
(da.xha/Vila24/balkanWeb)
