Recete nga znj Eneida
Përbërësit

3-4 speca të mëdhenj
1/2 gotë bullgur
1/2 gotë qiqra të ziera
150 gr mish të grirë
1 qepë të grirë imët
200 gr salcë domatesh
Majdanoz
70 gr djathë të bardhë
Vaj ulliri
Kripë/ Piper të zi/ kumin

Përgatitja

Skuqim qepën në vaj ulliri dhe shtojmë mishin e grirë. Vazhdojmë me bullgurin dhe qiqrat, shtojmë dhe salcën e domates. Shtojmë erëzat, kripën dhe i gatuajmë pak. Më pas e largojmë nga zjarri. Specat i ndajmë në mes dhe i vendosim në tavë. Shtojmë mbushjen në treçerekun e tyte dhe i mbushim pak me ujë. Shtojmë djathin e bardhë nga sipër dhe i pjekim me 200 gradë për 40 minuta afërsisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb