E martë 11 dhjetor 2018. Mbi 30 mijë studentë nga Tirana dhe rrethet që kanë bojokotuar prej ditësh universitetet bllokojnë rrugët qëndrore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin rrugor.

Është ora 10:00 e paradites kohë kur nga cdo pikë kyce e Tiranës studentët vërshojnë si lumë drejt rrugës së Durrësit prej ku nisin marrshimin e 2 më të madh studentor të pas 90, me drejtim ministrinë e arsmit dhe sporteve.

Nga turma që vetëm zgjatet dëgjohen mijëra zëra që thërrasin në kor, “E duam Shqipërinë si Gjithë Europa”, përmirësoni kushtet, ulni tarifat, duam arsim cilësor, c’ka të kujton bashkëmoshatarët e tyre 28 vite më parë.

E ndezur prej vetëm pak ditësh protesta arrin të trondisë rëndë qeverinë që pranoi shuplakën e hidhur,  si dhe mbarë opinionin publik brenda dhe jashtë kufinjve duke u cilësuar jo më kot si “Dhjetori i Dytë i Studentëve”.

E ndërsa vala e protestës kapi majat në ditën e shtatë të saj u ngritën edhe shumë pikëpyetje nga jashtë tubimit mbi atë se cfarë e shkaktoi indinjatën studentore? ku dhe si nisi ajo? dhe mbi të gjitha kush ishin drejtuesit që komandonin një masë kaq të madhe të rinjsh që kërkonin të drejtat e tyre e që nuk kishin lidhje me partitë.

Lajmi bëhet viral në rrjetet sociale nga ku njoftohet cdo student për atë që kishte ndodhur e që pritej të ndodhte në vijim.

Të nesërmen mijëra studentë tubohen para ministrisë së arsimit ku lancojnë për herë të parë një listë kërkesash me katër pika ku me urgjencë kërkohet anullimi i vendimit të qeverisë për tarifën prej 6700 lekë për kredit për provimet e mbartura, i datës 18 maj 2018.

Po kështu studentët cilësuan të panegociueshme edhe tre pikat e tjera  si përgjysmimi i tarifës vjetore, përmirësimi i kushteve në fakultete dhe në konvikte, si dhe përfshirja e studentëve në vendimarrje brenda bordeve të administrimit.

Po atë ditë në një dalje të parë publike ministrja e arsimit Lindita Nikolla kërkoi dialog me studentët I cili u hodh poshtë nga këta të fundit me argumentin se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe se qeveria ka patur kohë ti plotësojë pasi janë kërkesa të kahershme të studentëve të paraqitura në protestat e bëra në 2015- 2016.

E nësermja, ditë e enjte, grumbullon shumë më tepër studentë ndërsa lajmërohet shtrirja e bojkotit thuajse në të gjitha universitetet në rrethe.

Protestuesit me flamuj kombëtar dhe parrulla ku ironizohej ministrja Nikolla dhe kryeministri Rama marshojnë nga të gjitha fakultetet drejt ministrisë së arsimit duke paralizuar për të disatën ditë akset kryesore të Tiranës.

Përballë presionit në rritje të studentëve qeveria bën lëshimin e parë të detyruar duke nxjerrë ministren në konferencë dy herë brenda ditës për të lajmëruar anullimin e tarifës për provimet e mbartura bashkë me premtimin për një zgjidhje graduale të pikave të tjera përmes nisjes së dialogut.

Pas këtij vendimi u mendua se studentët do të tërhiqeshin për t’iu rikthyer auditoreve por ndodhi e kundërta.

Njëzërazi studentët i quajtën të paplotësuara kërkesat duke i shtuar listës edhe 5 kërkesa të reja.

8 Kërkesat në formë ultimatumi të shkruara me dorë nga persona që nuk u bënë kurrë publik por që u përkrahën gjerësisht protestuesit iu përcollën po atë ditë ministres Nikolla.

Paralelisht studentët lajmëruan bojkot total në të gjithë sistemin universitar publik deri në plotësimin e plotë të 8 pikave duke refuzuar cdo formë dialogu me qeverinë.

E nesërmja do të dëshmonte rritjen e kurajos studentore. Në ditën e tretë të protestës numri studentëve dyfishohet dhe arrin në mbi dhjetë mijë ndërsa tubimit I bashkohen edhe studentë të ardhur nga rrethet si dhe petagogë e njerëz të artit.

Në universitetin politeknik studentët i bënë thirrje qeverisë të nisë me urgjencë procesin e vetingut të pedagogëve të përfshirë në listën e kërkesave c’ka u shoqërua me  vendosjen e disa fletërruefeve në hyrje të godinës qëndrore.

Që në gjenezë protesta studentore nisi pa një ELITE  komanduese me frikën se të zgjedhurit mund të binin pre e presioneve të qeverisë dhe politikës. Ndaj gjithkush u la i lirë që të mirrte megafonin dhe të jipte ide sesi të organizoheshin mjafton që të mos I largoheshin 8 pikave e të mos implikohej politika në mes

Refreni i protestës u bënë thirrjet jo negociata, jo politikë, ndërsa studentët treguan vigjilencë që askush brenda tubimit të mos e politizonte kauzën e tyre duke e bërë pis me thirrje ose simbole politike.

Qëllimi për mbajtur jashtë partitë politike shoqata apo lëvizje me një axhendë të qartë coi në përplasjen e parë në ditën e 5 të protestës. Studentët ndërhynë ashpër duke i ndërprerë fjalën në mes petagogut jani markaj një nga eksponentët e lëvizjes për universitetin identifikuar si një lëvizje me pikëpamje të majta I cili më pas u nxorë forcërisht jashtë turmës me akuzën se po bënte politikë.

Ndërsa në ditën e 7 të protestës ishin po studentët që ndërhynë në momentin e fundit duke mos lejuar diegian e tre flamujve politikë ps pd lsi nga një person akt që e cilësuan një provokacion.

Ndërkohë Numri i protestuesve ra dukshëm në fundjavë si dhe ditën e hënë për shkak të pushimit zyrtar cka ishte e përkohshme pasi të martën lajmërohet një megaprotestë ku kërkohet jo vetëm prezenca e studentëve nga rrethet por edhe e prindërve të tyre.

Në orën 08.30 minuta të mëngjesit studentët e fakultetit të drejtësisë e më pas edhe studentët e universitetit politeknik izoluan me shirita hyrjen e godinës duke mos lejuar asnjë person të futej në auditore.

Një orë më pas, në 9.30 miniuta me mijëra studentë nga 6 universitete ai I tiranës, universiteti politeknik, universiteti i mjeksisë, universiteti bujqësor, universiteti i mjeshtrisë sportive, universiteti i arteve bllokuan disa akse njëherësh në një marrshim historik që me shumë gjasa do të njihet si protesta më e madhe jopolitike e regjistruar që prej protestës së studentëve në 1990.

Me të njëjtin skenar por pa një skenarist mbi kokë studentët të bashkuar u grumbulluan para ministrisë së arsimit por këtë herë me një ultimatum drejtuar qeverisë që skadonte në orën 16.00 të po asaj dite “Plotëso 8 pikat ose përshkallëzojmë protestën”.

Disa orë më vonë tubimit të stërmadh që kishte bllokuar dotalish rrugën e durësit në një gjatësi afër 300 metra i bashkohen edhe studentët e durrësit, elbasanit, shkodrës, vlorës etj. të btjerë studentëë të rretheve e zhvilluan protestën e tyre para universiteteve përkatëse gjithcka e pasqyruar hap pas hapi në neës 24.

Skadimi i afatit pa një zgjidhje nga qeveria irritoi studentët ndërsa  brenda tubimit u shpalosën ide të ndryshme për përshkallëzimin e protestës. fillimisht kjo përplasje qëndrimesh në formë por jo në përmbajtje shkaktoi pështjellim mes të rinjve. protesta u nda në tre grupime të mëdha pasi një pjesë e të rinjve vendosën të bllokonin rrethrotullimin e zogut të zi, të tjerë marrshuan drejt bulevardit dëshmorët e kombit për tu ndalur para kryeministrisë, e të tjerë vendosën të kalojnë në grevë pa afat pa lëvizur nga vendi para ministrisë së arsimit.

Një ditë më pas policia e shtetit njoftoi përmes një komunikate të shpërndarë për mediat se gjatë protestës tek zogu I zi ishin proceduar penalisht 25 studentë mes tyre edhe petagogun edmond tupe si dhe këngëtarin Robert aliaj. lajmi shkaktoi një reagim të fort në opinion dhe mes studentëve pasi sipas tyre protesta nu ka organizatorë dhe secili proteston për veten e tijë.

Të nesërmen e asaj dite kryeministri rama dhe ministri I brendshëm lleshaj e mohuan ekzistencën e një procedimi penal për këtë rast edhe pse komunikata e një dite më parë dëshmonte të kundërtën.

Të ndarë në tre protesta studentët qëndruan edhe në ditën e 8 të protestës por pa i ndryshuar për asnjë moment 8 pikat fillestare duke I klasifikuar si nevojat më bazike për cdo student.

E enjtja do të rigruponte sërisht të rinjtë në një tubim të madh para parlamentit ndërsa brenda sallës plenare tetë deputetë të opozitës I prezanatuan parlamentin disa amendamente për plotësimin ligjor të kërkesave të studentëve.

Por drafti u hodh poshtë nga maxhoranca cka shtyu opozitën të kërkonte një protestë mbarë kombëtare në mbështetje të studentëve.

Disa orë më pas studentët jashtë parlamentit ndryshuan strategji duke marrshuar drejt kryeministrisë  këtë herë të unifikuar në qëndrim për të mos u larguar nga bulevardi dëshmorët e kombit pa një përgjigje poziteve.

Protesta u shtri edhe në orët e natës edhe pse me një numër relativisht të pakët nga rradhët studentore për shkak të të ftohtit dhe shiut..

Nga ky moment kryeministria u rrethua me policë 24 në 24 orë të cilët nuk lejuan në asnjë rast futjen e mjeteve ngrohëse në shesh me argumentin se cënohej siguria e selisë së qeverisë.

Nga data 13 dhjetor e në vijim protesta e studentëve stacionohet  para kryeministrisë ndërsa brenda rradhëve të studentëve fillojnë pakënaqësitë ndaj disa grupeve apo individëve të vecantë që po sipas stuentëve janë të futur nga politika dhe po përcajnë kauzën e tyre.

Një risi tepër domethënëse e protestës ishin edhe parrullat dhe pankartat që studentët mbanin në duar mbushur me thënie ironike për kreun e qeverisë dhe ministren e tyre të cilat që në nisje bënë xhiron në rrjetet sociale.

Paralelisht me protestën studentore u vu re edhe ndryshimi i shpeshtë i humorit të kryeminitrit i cili vazhdimisht ndryshonte qëndrim në raport me protestuesit dhe protestën. Fillimisht Rama do ti etiketonte indirekt protestuesit si ngelësa që kërkojnë ti imponohen shumicës studentore dhe të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

Por fill pas protestës masive të 11 dhjetorit kryeministri Rama ndryshon kryekëput pozicion duke shtrirë zyrtarisht dorën për dialog duke pranuar se aid he qeveria kishin marrë një shuplakë të fortë nga studentët.

Kërkesa e kryeministrit refuzohet në unanimitet nga studentët që ndihen të fyer nga deklaratat e tijë ndërsa thonë se nuk besojnë më në premtimet kryeministrore por  vetëm në ligje të shkruara.

Përballë refuzimit të përsëritur disaditor për dialog dhe grupe pune të përbashkëta student-qeveri kryeministri ndryshon strategji për herë të tretë duke përdorur  disa studio televizive për të arritur dialogun e munguar me studentët. Por kjo lëvizja e shefit të qeverisë u lexua nga të rinjtë si një tentativë për manipulimin e kauzës studentore.

Jehona e fortë e protestës jo dialog jo politik detyron ramën që të ndryshojë për të katërtën herë strategjinë në më pak se 10 ditë duke zbritur vetë në auditoret e  fakulteteve në tentativë për tu takuar me studentët pa praninë e mediave.

Por edhe aty kryeministrit nuk iu nda bojkoti madje që në hyrje sic tregon ky filmim në universitetin e vlorës.Në bisedat e gjata me studentët që mbetën pas bojkotit  të publikuara vetëm përmes ERTV  kreu i qeverisë bëri disa premtime ndërsa pronoi publikisht se qeveria kishte bërë gabimet e saja.

U duk se thirrja jo dialog me kryeministrin e lajmëruar në dy javët e protestes kishte rënë, por jo. dhjetra studentë të fakultetit të arkitekturës në tiranë u penguan që në hyrje që të jipnin mesazhin e tyre ramës.

Afrimi festave të fundvitit dha efektin e uljes së forcës së protestës duke reduktuar ndjeshëm numrin e studentëve të cilët nisën të largohen pranë familjeve duke lajmëruar bojkot pa afat të universiteteve.

Për të mos e lënë protestën në mes studentët e mbetur I bënë thirrje qytetarëve për mbështetje në shesh pa mesazhe dhe simbole politike. Një ftesë e vecantë ju bë edhe banorëve të astirit që preken nga projekti  i zgjerimit të unazës së madhe të cilët më herët ishin larguar nga tubimi.

Në 20 dhjetor një protestë e madhe studentore u lajmërua të mbahet para parlamentit ndërsa brenda sallës plenare do të diskutohej drafti I presidentit për buxhetin që coi në thyerjen e bojkotit nga opozita.

Në të njëjtën ditë edhe partia demokratike thirri para parlamentit një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të të rinjvë shqipëtarë cka bëri që studentët të dukeshin shumë më të pakët në numër në rraport me qytetarët.

E ndërsa jashtë protestohej brenda sallës plenare kryeministri rama qëllohet me vezë nga deputeti demokrat Endri Hasa. ky i fundit deklaron se është mesazhi i studentëve veprim që mbështet nga studentët jashtë parlamentit.

Në ditën e 15 të protestës zyra e kryeministrit publikoi një draft-ligj të titulluar pakti me universitetin përmes të cilit kryeministri premton ti japë zgjidhje ngërcit të krijuar në të gjithë sistemin e arsimit të lartë. Gjashtë ditë më pas vetë rama del në një konferencë për mediat ku shpalos 11vendimet e qeverisë për studentët. Në përgjigje të interest të gazetarëve kryeministri u shpreh se kërkesat do të plotësohen pa rritur buxhetin për arsimin e lartë që në vetvete është një nga 8 pikat e parashtruara nga studentët.

Disa ditë më pas Rama shkon edhe më tej me lëvizjet drastike duke larguar nga posti ministren e arsimit lindita Nikolla e cila ka vënë firmën mbi ligjin e arsimit të lartë.

Por për studentët pak rëndësi ka se kush vihet në krye të arsimit pasi janë të bindur se për gjithcka vendos shefi I qeverisë.

E ndërsa kryeministri ofron zgjidhjet e tij për 8 kërkesat e paraqitura nga studentët, këta të fundit gjithnjë e më shumë po ngrenë zërin për një pikë të pashkruar por jo të padëgjuar më parë një kërkesë e ngritur që 4 vite më parë e që lidhe me abrogimin e ligjit për arsimin e lartë si shkaku kryesor i rrënimit të universiteteve publike.

Në ditën e 17 të protestës studentët vendosën të ndërpresin përkohësisht tubimet në sheshe për vitin 2018 por jo bojkotin universitar ndërsa një protestë masive është lajmëruar thirur në datë 7 janar 2019 kur dhe nis zyrtarisht mësimi në universitete.

Përtej cdo deklarate të politikës tradicionale  që me mjete dhe mënyra kërkon të kapitalizojë devijojë apo ta zhbëjë  kauzën e studentëve, revolta e dhjetorit 2018 ia doli që në vetëm dy javë të rindizte tek cdo shqiptarë i dyzuar shpresën se ka ende shumë energji pozitive të fjetura në shoqërinë shqiptare dhe se ndryshimi i premtuar e i munguar në 28 vite ka shansin historik të vijë edhe një herë përmes të rinjve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb