Specialistja e Laboratorit të Birra Tirana, Manjola Kurrizo ka dënuar ashpër gjobën e Tatimeve, ndërsa mohoi kategorikisht pretendimet se kjo fabrikë ka pasur sasi birrë në te zezë.

Punonjësja nga protesta në këtë fabrikë i bëri thirrje kryeministrit Rama që të rishikojë vendimin, pasi është i padrejtë.

“Jam Manjola Kurrizo, punoj prej mbi 20 vitesh në Birra Tirana. Është pa sens kjo gjobë. Kjo gjobë është bërë që; nëse kemi birrë në te zezë. Nuk mund të ndodhë kjo e bazuar në solar. Ato e bëjnë bazuar në lëndët e para, ato janë bazë për prodhimin. Janë këto specialistë që sjellin te inxhinierët e tyre që bëjnë gjithë matjet. Gjoba është e padrejtë.

Indinjimi dhe ky personel, që nga inxhinierët, teknologët, të rrinë katër muaj për këtë gjobë, s’mund të merret seriozisht, që të mbyllet një fabrikë për këtë gjobë. Kryeministri të rishikojë këtë çështje, të sjellë specialistët. Është pa sens kjo gjobë. Kjo birrë që ka eksportuar prej vitesh duke çuar dhe në Amerikë, kjo birrë nuk prodhon asnjë litër për vendin e vet. Dua t’i bëj thirrje dhe ambasadës amerikane se ka qenë një nga miqtë më të mirë të kompanisë, si sheh ato çështjet e gjyqësorit ta shohë dhe Birrën Tirana, se jemi 150 punonjës që kemi 150 familje nga pas e jemi në pikë kaq kritike, e nesërmja e birrës është një pikëpyetje e madhe”, tha ajo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: