KOSOVE

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Gashi është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale. Ai ka bërë me dije në “Facebook” se do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

“Familjarë dhe miq të nderuar, ju njoftoj se dje me datën 16.01.2020 kam marrë ftesë të paraqiten në Prokurori Speciale në Hagë, në cilësi e të dyshuarit”, ka shkruar ai.

Gjykata Speciale e Kosovës ka thirrur deri tani afër 200 persona. Disa prej tyre janë ftuar si dëshmitarë dhe disa si të dyshuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb