Spektakël i Man.City, me “qytetarët” që “çmontojnë” Liverpool, triumfuan pastër 0-3 në transfertë, por kjo ishte një sfidë që ndryshoi totalisht pas minutës së 62-të ku Gravenberch u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10-të lojtarë. Menjëherë, 3 minuta më vonë, ishte i përhershmi Erling Haaland, me biondin që u tregua i saktë duke kaluar Man.City në avantazh me një goditje të saktë brenda në zonë.

Ekipi i Maresca-s nuk u mjaftua me kaq, pasi Doku realizoi një super gol në minutën e 68-të duke dërguar shifrat në 0-2. City kishte kontrollin total të lojës dhe për të kompletuar ndeshjen perfekte mendoi Cherki, me fantazistin francez që finalizoi një aksion spektakolar duke firmosur shifrat përfundimtare në 0-3. Me 6 fitore në 6 ndeshje, 18 pikë në total, Man.City vijon sezonin e shkëlqyer duke kryesuar Premier League, plus 3 pikë në raport me Arsenal.

Kjo nuk ishte një transfertë e lehtë për Man.City, ishte dalja e parë pasi klubi u gjet fajtor për 114 nga 115 akuzat për shkelje të rregullave financiare. Tifozët e kuq, me banderola apo në kore ia kujtuan këtë ekipit të Marseca-s. Ndryshe nga tifozët, kapiteni Van Dijk nuk preferoi të komentoi:

“E vetmja gjë që mund të them është fakti se kjo është një çështje në zhvillim, nuk është mirë të flasësh tani. Pa diskutim që do të flas pasi të jetë mbyllur”, u shpreh Van Dijk.

Pavarësisht se ekipi i tij është perfekt në këtë fillim sezoni, vëmendja kryesore vijon të jetë tek dënimi i mundshëm i Man.City, por Marseca theksoi se duhet të mësohen me këtë situatë të re:

“Duhet të mësojmë të menaxhojmë këtë zhurmë që ka rreth Man.City në çdo ndeshje që do të luajmë në transfertë. Situata nuk është e lehtë, as ambienti ku luajmë, por duhet të përshtate”, u shpreh Marseca.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb