PSG dhuron spektakël në ndeshjen më ikonike të futbollit francez, “çmonton” Olimpik Marseille me rezulton 5-0 duke i shkaktuar humbjen më të thellë në historinë e klasikes. Ousmane Dembele dhuroi një ndeshje fantastike, e denjë për statusin që mban, fitues i “Topit të Artë”, me sulmuesin francez që realizoi një “dopietë” golash dhe dhuroi një asist. Falë këtij suksesi, PSG rikthyet në krye të Ligue 1 në kuotën e 51 pikëve, +2 në raport me Lens. Kjo ishte një humbje e rendë për Marsielle që zbret në vendin e 4-ët, ndërsa vendos në dyshim të fortë stolin e De Zerbi-t.

Në minutën e 12-të, Dembele realizoi golin e parë, i shërbyer pastër në zonë nga Mendes, ndërsa në minutën e 37-të me një aksion personal realizoi një super gol duke dyfishuar shifrat. Marsielle ishte e pafuqishëm për t’u rikthyer në lojë, ishin dhe të pafat si në minutën e 64-ët ku Medina devijoi topin në portën e tij duke dërguar shifrat në 3-0. Dy minuta më vonë ishte Kvarstskhelia që shënoi një super gol me një goditje fluturimthi brenda në zonë duke kompletuar “pokerin” e golave. Ekipi i Luis Enriques nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në të 74-ët Lee Kang shënoi golin e pestë. Pas këtij momenti, PSG thjesht menaxhoi rezultatin.

Pas ndeshjes, Luis Enrique nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses të rëndësishëm: “Është kënaqësi të luash këto tip ndeshje me këtë atmosferë të shkëlqyer. Ky është një moment shumë i rëndësishëm i sezonit. Ne dëshirojmë të përmirësohemi gjithnjë, por këtë herë zhvilluam një ndeshje të madhe, jemi të lumtur për këtë”, u shpreh Luis Enrique i cili ndër të tjera i thuri elozhe edhe Ousmane Dembele-s për paraqitjen e bërë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb