Në Tokyo 2020 është regjistruar një nga ndeshjet më të bukura në historinë e futbollit të femrave. Shtetet e Bashkuara të Amrikës mposhtën 4-3 Australinë dhe morën medaljen e bronzit.
Përtej medaljes, golat e realizuar nga përfaqësuesja amerikane ishin njëri më i bukur se tjetri, përfshi edhe të tretin e Australisë Futbollistet veterane Megan Rapinoe dhe Carli Lloyd shënuan nga dy gola secila.
Rapinoe hapi serinë e golave herët kur shënoi në minutën e 8-të direct nga goditja e këndit. Vërtet spektakolare që rrallë I sheh edhe në futbollin e meshkujve. Australianet barazuan me Sam Kerr.
Epërsinë e SHBA-së e rikthye Rapinoe në minutën e 21-të me një tjetër supergol të saj, ndërsa Lloyd shënoi për 3-1 në çastet e fundit të pjesës së parë. Lloyd shënoi edhe një herë në minutën e 51-të, duke e rritur në 4-1 epërsinë e amerikaneve.
Australianet u futën në lojë duke ngushtuar deri në 3-4, por pa arritur të shkojnë më shumë. Të premten luhet finalja mes Suedisë dhe Kanadasë, fituesi merr medaljen e artë.
(BalkanWeb)
