Në “Camp Nou”, Barcelona dhe Man.United, dy nga favoritët kryesor të këtij edicioni në Europa League, dhuruan një sfidë spektakolare, 4 gola, raste për shënim, por barazimi 2-2 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, por e dyta nisi zjarr me Marcos Alonso që me kokë kaloi blaugranët në avantazh. “Djajtë e kuq” iu kundërpërgjigjen me Rashford që në minutën e 52-të barazoi shifrat në 1-1. Shtatë minuta më pas, Kounde i pafat devijoi topin në portën e tij duke i dhuruar Man.United avantazhin.

Barcelona nuk u dorëzua dhe në minutën e 76-të, Raphinha hodhi një kros të fortë në zonë, Lewandowski nuk arriti ta devijojë, por topi përfundoi drejtë për drejtë në rrjetë duke sigluar shifrat përfundimtare në 2-2, madje në fund, katalanasit goditën dhe shtyllën.

Ten Haggg
Ten Haggg

I kënaqur për këtë rezultat u shfaq trajneri Ten Hag: “Nëse përballesh me kryesuesit e Spanjës dhe i dominon, unë e shoh si një aspekt pozitiv. Në një ndeshje të tillë, kur krijon 5, 6, 7 apo 8 raste të pastra për gol duhet të jesh më i qartë”, u shpreh trajneri i Man.United pas ndeshjes.

Xavi Coach 1170x795
Xavi Coach 1170×795

Beson te kualifikimi Xavi, për trajnerin e Barcelonës kjo ishte një sfidës mes të barabartësh, por gjithçka do të vendoset në “Old Traford”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb