Spektakël në Londër, por mes Çelsit dhe Liverpulit fiton… Mançester Siti

Dueli ka qenë i jashtëzakonshëm sidomos në pjesën e parë, e luajtur me një ritëm të çmendur nga të dy skuadrat. Fillimisht ishte Liverpuli që kontrolloi lojën duke krijuar raste të njëpasnjëshme e gjetur gola spektakolarë me Mane e Salah.

Por nga ana tjetër, erdhi në fund të kësaj pjese reagimi i Çelsit, që pasi shkurtoi diferencën me golin e jashtëzakonshëm te Kovaçiç, ia doli të barazonte me një sulm spektakolar të finalizuar nga Pulishiç brenda pak minutash para pushimit.

jesa e dytë kishte një ritëm pak më të ulët, edhe pse rastet nuk munguan me portierin e vendasve Mendi i cili u mohoi Salah e Mane gola të sigurt. Megjithatë, vërshëllima përfundimtare pa të dy skuadrat në barazimin 2-2 që i bën nder Mançester Sitit, pasi kështu skuadra e Guardiolës ka tashmë 10 pikë avantazh ndaj Çelsit dhe 11 ndaj Liverpulit.

Çelsi-Liverpul 2-2
42′ Kovaçiç, 45’+1′ Pulishiç / 9′ Mane, 27′ Salah

FORMACIONET ZYRTARE

Çelsi (3-4-3): Mendi; Shalobah, Tiago Silva, Rudiger; Azpilikueta, Kante, Kovaçiç, Alonso; Maunt, Havertz, Pulishiç.
Trajner: T. Tuhel.

Liverpul (4-3-3): Keleher; Aleksander-Arnold, Konate, Van Dajk, Tsimikas; Fabinjo, Henderson, Milner; Salah, Zhota, Mane.
Trajner: P. Lijnders

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb