Arsenal nuk has probleme në Londër ndaj Burnley, duke marrë një fitore me shumë vlerë në kampionat. Një triumf 3-1 që dërgon ekipin e Artetas në vendin e dytë me 27 pikë, duke përfituar këtu edhe nga ajo disfatë e Tottenham ndaj Wolves.

Trossard, Saliba dhe ukrainasi Zinchenko nderuan Gooners në Emirates Stadium (London), ndërsa goli i Brownhill vlejti vetëm për statistikë. E vetmja notë negative për Arsenalin ishte ai karton i kuq i Vierias, në fundin e sfidës.

Manchester United koleksionon suksesin e dytë radhazi në Premier League. Mjafton një rezultat 1-0 ndaj Luton, në Old Trafford (Manchester). Heroi i ekipit të Ten Hag ishte mbrojtësi Lindelof, me golin e tij çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë. Kështu, skuadra nga Manchesteri afrohet me Europën, vendi i gjashtë për ta në tabelë.

 

 

Tjetër sfidë e luajtur këtë pasdite ishte ajo mes C.Palace dhe Everton. Një takim që prodhoi spektakël, gola, emocione, por në fund 90 minutëshi u mbyll 2-3 në të mirë të të besuarve të Dycho.

 

(VIDEO)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb