Derbi i parë londinez, Chelsea-Tottenham Hotspur, sfida e parë e vërtetë e këtij sezoni në Premier League, rezultoi fantastike, një tjetër konfirmim i pastër pse futbolli anglez është më i bukuri në Evropë. Tifozët në “Stamford Bridge” shijon një 90-minutësh që i kishte të gjitha, gola, lojë e fortë, dhe mbi të gjitha një show i paparë i dhuruar nga dy trajnerët Antonio Conte dhe Thomas Tuchel.

Koulibaly realizoi golin e parë në minutën e 19-të, dhe çfarë goli një koordinim perfekt fluturimthi. Me fillimin e pjesës së dytë, Hojbjerg barazoi shifrat në 1-1, pikërisht këtu nisi dhe shkëndija e parë mes dy trajnerëve teksa Conte shkoi duke festuar pranë pankinës së Chelsea-s. James në të 77-të riktheu sërish blutë në avantazh pas një kundërsulmi të shpejtë. Broja u aktivizua vetëm në minutën e 90-të, pa mundur të lë gjurmë. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, Harry Kane me kokë barazoi shifrat në 2-2. Tuchel dhe Conte përpara se ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes u përplasën sërish ndërmjet tyre duke u ndëshkuar më karton të kuq:

“Mendoja se dy njerëz shihen në sy kur i japin dorën njëri-tjetrit në fund të ndeshjes, me sa duket Conte nuk e mendon kështu. Gjithsesi, nuk është problem, futbolli i ka edhe këto”, u shpreh Tuchel pas ndeshjes. Antonio Conte u mendua ta qetësojë disi situatën me anë të një reagimi në rrjetet sociale: “Për fat të mirë nuk të pashë, një shkelm e kishte hak”, shkruan Conte duke publikuar një foto gjatë festimit të Tuchel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb