NBA nuk është ndalur edhe ditën e Krishtlindjeve, teksa kanë zbritur në fushë thuajse të gjitha ekipet, sfida që kanë dhuruar emocione e spektakël në parket. Ekipi kampion i Golden State fitoi 123-109 ndaj Memphis Grizzlies.

Kampionët e Warriors u rikthyen te fitorja falë 32 pikëve të Jordan Poole, duke bërë liderin në mungesë të Stephen Curryt, si dhe duke bërë të plavlefshme 36 pikët e Morant të Memphis. Gjithsesi, Warriors ende janë jashtë zonës së play-off në konferencën e Perëndimit.

Po në këtë konferencë, vjen humbja e katërt radhazi për Los Angeles Lakers, që u mund 124-115 nga Dallas Mavericks jashtë fushe. LeBron James realizoi 38 pikë, por që nuk mjaftuan, ndërsa për teksanët Doncic realizoi 32 pikë e Wood 30, duke bërë diferencën në parket.

Në Lindje, fitoi Boston Celtics, skuadra më e mirë e NBA për momentin, që mundi 139-118 Milëaukee Bucks, sfidë e dominuar nga vendasit. 27 pikët e Antetokounmpo mbetën për statistikë, ndërsa për Celtics u dallua Tatum me 41 pikë. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Bucks, që lëshojnë vendin e parë, pozicion që e merr pikërisht skuadra e Boston.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb