NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
1 kg spinaq
4-5 kokrra vezë
½ gotë qumësht
150-200 gr djathë të bardhë
Kripë, piper
1 lgj galetë

Përgatitja

Fillimisht përvëlojmë spinaqin në ujë të nxehtë. Lyejmë një tavë me pak galetë dhe vendosim spinaqin. Përziejmë vezët me qumështin dhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe e shtojmë mbi spinaq. Më pas e vendosim spinaqin në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb