NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1.2 kg spinaq
1 tufë qepë të njoma
1 kokërr qepë të thatë
Koper, majdanoz
Kripë, piper, arrë moskat
4 kokrra vezë
4 lgj vaj ulliri
Përgatitja
Lajmë fillimisht spinaqin mirë. Vendosim një tenxhere me ujë dhe sapo uji të ziejë shtojmë spinaqin për 1 minutë më pas e kalojmë pak në ujë të ftohtë, e kullojmë dhe e shtrydhim. Më pas spinaqin e presim trashë.

Vendosim tiganin me vaj dhe pasi të kemi prerë qepën e thatë imët e kaurdisim atë mirë së bashku me qepët e njoma të prera në unaza. Shtojmë pak ujë dhe e lemë deri sa qepa ta përthithë dhe të zbutet mirë. Shtojmë më pas spinaqin, e përziejmë së bashku me qepën për 2 minuta duke e spërkatur me koper dhe majdanoz të grirë (mund të përdorni në vend të tyre nenexhik të freskët). E rregullojmë në fund me kripë, piper dhe arrë moskat.
Me majën e lugës hapim gropëza të vogla tek spinaqi dhe vendosim në to nga një vezë syze. E vendosim spinaqin në furrë ose nëse e gatuajmë në sobë spërkasim vezët me pak kripë dhe vendosim kapakun derisa vezet të mpiksen.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: