Sekretarja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në raportimin e saj në Kuvend, gjatë një mbledhjeje live me Skype, tha se institucionet e pavarura ftojnë institucionet e reja të drejtësisë për bashkëpunim.

Spiropali tha se uron që bashkëpunimi të jetë i frytshëm, për të shuar problematikat që ekzistojnë në vend. Ajo përmendi edhe rekomandimet që ka marrë secili institucion i rëndësishëm i Republikës së Shqipërisë.

“Janë dhënë gjithsej 11 rekomandime. Disa janë në proces dhe disa janë realizuar. Ministria e Brendshme ka në total 8 rekomandime. Një rekomandim është realizuar. KLSH ka 7 rekomandime, ku disa janë realizuar. Ministria e Bujqësisë ka në total 16 rekomandime. MD ka në total 173 rekomandime.

Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit ka dhënë 2 rekomandime, ku 1 është realizuar. Avokati i Popullit ka dhënë në total 73 rekomandime. Ne angazhohemi që të rregullojmë sa më shumë problematika. Ministria e Kulturës ka gjithsej 27 rekomandime. Do të doja të inkurajoj organet e reja të drejtësisë që të cojnë deri në fund drejtësinë. Do inkurajoja institucionet e pavarura që të rrisin bashkëpunimin me Ministrinë e Shtetit”, tha Spiropali.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb