Drejtuesja politike e PS, për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka zhvilluar këtë të diel një takim me të rinjtë në zonën e Bathores, me të cilët ndau vizionin e Partisë Socialiste për këtë zonë.

Spiropali u tha të rinjve, se transformimet në zonë kanë nisur menjëherë sipas saj, që pas ardhjes në pushtetin lokal të Partisë Socialiste.

“Ndryshimet kanë nisur për Kamzën që me ardhjen e kryetarit të ri të bashkisë. Ne kemi vizionin, kemi vullnetin, kemi dëshirën, kemi dhe kryeministrin më të mire që ka nxjerr ky vend. Edi Ramën! Kamza do i bashkohet valës së madhe të fitores për Shqipërinë e së ardhmes. Po ndërtojmë shkolla dhe kopshte të reja. Do bëjmë bulevardin e bathores nga fillimi deri në fund, me ndriçim, trotuarë dhe rrugë, për të dal të rinj e të vjetër bashkë. Për ta kthyer Bathoren në një qytezë siç e meritojnë këta njerëz punëtorë dhe të mrekullueshëm.” – u shpreh Elisa Spiropali.

Teksa foli për kryetarin e opozitës dhe Presidentin, Spiropali u tha të rinjve se ata kanë thjesht frik nga drejtësia dhe po bëjnë çmos ta zhbëjnë reformën në drejtësi.

“Ata kanë frikë. Duan të kthejnë pas reformën në drejtësi. Lulëzim Bashën e kanë nxjerr si fasad. Fijet e tij si pupac, i lëviz Ilir Meta nga pas për të kthyer mbrapsht reformën në drejtësi.” – u shpreh ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: