Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, e shoqëruar nga deputetë dhe kryetarë bashkish, zhvilloi sot një takim me komitetin e emigrantëve shqiptarë në Selanik.
Spiropali, pas takimit ka shpërndarë edhe pamjet gjatë takimit të përzemërt që ka pasur me shqiptarët që jetojnë e punojnë në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.
Ajo shprehet se është mirënjohëse për kontributin e këtyre shqiptarëve për Greqinë e për Shqipërinë, përmes punës, vlerave dhe votës nga aty ku banojnë.
Me shqiptarët e Selanikut❤️🦅🖤
Mirënjohje për kontributin e tyre të vyer në Greqi dhe për Shqipërinë tonë, përmes punës, vlerave dhe votës nga aty ku banojnë😍🗳📨🇦🇱 pic.twitter.com/UlErxLSuLP— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) January 26, 2025
“Me shqiptarët e Selanikut❤
Mirënjohje për kontributin e tyre të vyer në Greqi dhe për Shqipërinë tonë, përmes punës, vlerave dhe votës nga aty ku banojnë”, shkruan Spiropali.
(Balkanweb)
