Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka mbërritur në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian.
Ditën e nesërme, Spiropali do të pritet nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Po ashtu, Spiropali do të pritet nga Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, si dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman.
Spiropali ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga përgatitjet e fundit për këto takime me Ambasadorin Ferit Hoxha, Kreun e Misionit të Shqipërisë në BE.
Ministrja thekson se nuk ka “asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës.”
