Në margjinat e Ministerialit të OSBE në Vjenë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Brendan Hanrahan.

Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit strategjik shumëplanësh, përfshirë në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe energjisë.

Spiropali theksoi në një postim në rrjetet sociale se partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, është i ndërtuar mbi një aleancë historike.

Postimi i Spiropalit:

Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik mbi një aleancë historike.

Kënaqësi të ritakohem me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Brendan Hanrahan, në margjinat e ministerialit të OSBE, për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik shumëplanësh, përfshirë në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe energjisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb