“Brenda vitit 2026 Rama do të jetë i pandehur”, kështu u shpreh analisti Basir Çollaku në një intervistë në “News24”.

Po ashtu theksoi se nuk është më partner as i amerikanëve dhe europianëve sa kohë ë kërkesat e tyre për zbatimin e ligjit dhe mos-prekjen e drejtësisë refuzohen.

“nëse të majtët  e duan PS, ata duhet të ja marrin rilindjes dhe të ja kthejnë PS. Edhe zoti Braçe është pjesë e saj. Kemi parë edhe zonja Spiropali, kurbanizimi i saj për shkak të kryeministres Balluku. Sepse ajo është kryeministre, emëroi drejtorin e burgjeve ministrat, ajo po emëron Rama po bindet. Kam parë zotin Bushati që kishte një qëndrim ndryshe nga zoti Rama. Pra Rama është ai që nuk kërkon anëtarësimin në BE. Kërkon të jetë pa të tjera detyrime që ka një anëtar në BE. Unë them që do kemi dhe emra të tjerë. Nëse shkohet për zgjedhjet në bashkinë  e Tiranës, sepse unë jam i bindur që brenda 2026 Rama do jetë person i pandehur. 80 aparaturat e sekuestruara nga struktura e Posaçme të vartësve të Ballukut, kur të bëhet ekspertiza dhe aty çfarë ka? Shtoj edhe qëndrimin e ambasadës amerikane ditën e premte, që për herë të 20 që nga gushti, thekson agjendën e presidentit Trump, luftë ndaj narko-karteleve, pra flitet për narko-terroristë”, tha më tej ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb