Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi teksa komentoi shkarkimin e Elisa Spiropalit nga detyra e ministres së Jashtme, nëse qëndron pas vendimit, Belinda Balluku, do të ishte vendim i kompromentuar.

Ai tha për News24 se reagimet dhe përplasjet mes Ramës dhe Spirpalit kanë ardhur si pasojë e këtij vendimi.

“Në rastin konkret është një rast personal, pasi u shkarkua si ministre e Jashtme. Ajo dhe zoti Rama duhet ta dinë këtë të vërtetë. Nuk e di nëse qëndron apo jo Balluku, varet. Roli i saj i ministre e Jashtme ka qenë i rëndësishëm. Nëse do të ishte për rastin Balluku, s’do të ishte i drejtë, por i kompromentuar. Kjo është çështje e PS-së. Kur ke pushtete të pakufizuara, engjëlli kthehet në djall. Ka nevojë që anëtarët e partisë të kenë më shumë pushtet në vendimmarrje.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: