Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i dërgoi një mesazh urimi homologut të saj qipriot, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian nga Qipro, prej 1 Janarit të vitit të ri 2026.
Në mesazh, Spiropali shkruan se “i urojmë Presidencës së Qipros çdo sukses në këto kohë vendimtare, për avancimin e një axhende europiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Europën”.
Ministrja e Jashtme thekson se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj dhe të investojë në të nesërmen e saj, si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët europiane.
Postimi:
Në këtë ditë të parë të Vitit të Ri që sjell mundësi të reja, përgëzoj Qipron dhe kolegun tim, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian 🇪🇺.
I urojmë Presidencës së Qipros çdo sukses në këto kohë vendimtare, për avancimin e një axhende europiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Europën, vlerat e saj dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj dhe të investojë në të nesërmen e saj, si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët europiane.
On this first day of the New Year that brings new opportunities, I warmly congratulate 🇨🇾Cyprus and my colleague, @ckombos, on assuming the Presidency of the Council of the European Union 🇪🇺.
We wish @CY2026EU every success, in these defining times, in advancing a proactive…
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) January 1, 2026
